AKTUALITET, 11 Shtator 2023, 22:02

“Nuk mund të ndodhë korrupsion i këtyre përmasave pa e ditur kryeministri”/ Sejamini komenton skandalet e qeverisë

“Nuk mund të ndodhë korrupsion i këtyre përmasave pa e

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se të gjitha koncesionet e dhëna janë bërë me dijeninë e kryeministrit Rama dhe se korrupsioni në nivele të larta është i pamundur të ndodhë pa dijeninë e kryeministrit dhe ministrave. 

“Nuk ka ndonjë vlerë të diskutojmë, e di apo nuk e di z.Rama, sepse është e padiskutueshme që e di, dhe sa më shumë të zgjatemi me këtë është humbje e argumentit. Rama e di sepse koncesionet kanë arritur një vlerë 3-4 miliardë euro. Janë dhe 4 miliardë që nuk janë dhënë si koncesion, por janë të njëjtat skema. Këto vendime nuk jepen nëse nuk jep miratimin kryeministri.

Të gjitha koncesionet kanë një veçanti: ofrojnë një shërbim që nuk është i nevojshëm. Koncesioni i check up, nuk i duhet askujt dhe nuk është bërë në asnjë vend të botës dhe është shpikur për të shpërblyer një klient të kryeministrit.

Edhe për inceneratorët. Ne kemi patur ndihmën e huaj për të zgjidhur problemin e plehrave përmes riciklimit, ripërdorimit dhe groposjes dhe incenerimi ka qenë opsioni i fundit dhe që nuk është përqafuar nga kjo qeveri. Pra qeveria zgjidh një problem që nuk është problem.

Kështu edhe koncesioni i laboratorëve, që i privatizon, duke shënuar një rast unik në botë.

Të gjitha këto nuk bëhen, po nuk deshi kryeministri”-tha Sejamini.