TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa ditën e sotme Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë prezantuar kandidatin e tyre për zgjedhjet në Kukës, nën logon e kolicionit “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar ashpër aktivistja Evi Kokalari.
Ajo shprehet bashkimi i Foltores me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te Djalli. Po ashtu ajo është tallur dhe me mikpritjen që i bënë kreut të PL.
“Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!
E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”, deklaron Kokalari.