AKTUALITET, 11 Shtator 2023, 17:15

Suksesi i Kombëtares/ Rama "rrëmben" me urgjencë Sylvinhon për Podcast

Suksesi i Kombëtares/ Rama "rrëmben" me urgjencë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është për momentin një nga njerëzit më të komentuar dhe të dashur për shqiptarët, pas fitores së kuqezinjve me Poloninë, e cila na çon vetëm një hap larg Euro 2024. 

Por, menjëherë pas arritjes së suksesit nga djemtë e Kombëtares, por edhe suksesit të tij si trajner, Sylvihno "i shkretë", është "rrëmbyer" me urgjencë nga Kryeministri për të dalë me të në një Podcast.

Trajneri i Kombëtares nuk ka patur kohë as të marrë veten nga ndeshja plotë emocione, sepse Edi Rama e ka dashur një orë e më parë pranë vetes. 

Kujtojmë se në Podcastin e Edi Ramës janë shfaqur personazhe të ndryshëm, përfshirë edhe Luizi i Big Brother, në kohën kur ishte një nga qytetarët më të famshëm të Shqipërisë. 

Duhet theksuar, se është në traditën e kryeministrit, që të shfaqet gjithmonë me personazhe të dashur për shqiptarët dhe të marrë pak nga arritjet e tyre, sidomos kur janë në kulmin e famës. 

Suksesi i Kombëtares/ Rama "rrëmben" me urgjencë

Suksesi i Kombëtares/ Rama "rrëmben" me urgjencë