AKTUALITET, 22 Maj 2022, 20:37

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, një viktimë dhe disa të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Dajç”.

Një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka humbur jetën.

Një 20-vjeçare me iniciale F.B., duke drejtuar automjetin tip “Renault” ka humbur kontrollin e më pas ka dalë nga rruga.

"Si pasojë ka ndërruar jetë 73-vjeçari I.K. i cili ishte pasagjer në makinë. Janë lënduar edhe tre pasagjerët e tjerë, shtetasi A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeç dhe O.B. 19 vjeçe.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.