TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet një efektiv policie pas disa shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor, teksa drejtonte automjetin pa patentë dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet procedurale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, inspektori me inicialet A. B., 50 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist, Drejtoria e Përgjithshme të Policisë.
Arrestimi i tij u krye për arsye se më datë 21.05.2022 është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi kishte shkelur disa rregulla të qarkullimit gjatë drejtimit të mjetit tip AUDI, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi.
Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit.
Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë dhe në vijim, veprimet u kryen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të AMP.
Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.