TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Qendrat e votimit, të cilat u hapën në orën 8 të mëngjesit janë mbyllur në orën 20:00 të mbrëmjes.
Komisioni i Rithemelimit, i cili menaxhon këto zgjedhje ka deklaruar se procesi është zhvilluar normalisht, pa incidente.
Në garë për kreun e PD-së kandidojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha iu drejtua qendrës së votimit rreth orës 11:00. Ai e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.
Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit duke e quajtur mafioz dhe antikushtetues. Votën e hodhi edhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi që të mos bëhen shkelje gjatë këtij procesi.
Tani që procesi i votimit ka përfunduar, pritet që grupet e numërimit të bëjnë një pushim të shkurtër dhe për 2 apo 3 orët e para të japin një rezultat paraprak.