AKTUALITET, 2 Shtator 2025, 20:19

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit që vdiq në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit që vdiq në

Detaje të reja dalin lidhur me 70-vjeçarin, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij ku jetonte i vetëm, sot rreth orës 18:50 në lagjen nr. 10, ne Korçë.
“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më pare”, njoftoi policia më herët.

I moshuari, Niko Kita, kishte 2 vajza, njëra jetonte në Amerikë dhe tjetra në Itali. 70-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali.

"Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit"- tha policia.