AKTUALITET, 17 Mars 2023, 22:03

Noka: Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH

Noka: Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me propozimin e Edi Ramës për drejtoreshe të SHISH, Vlora Hyseni.

Noka shkruan në Facebook se në Kosovë, Hyseni u shkarkua për lidhje serbe, ndërsa Edi Rama e propozon për në krye të SHISH.

Reagimi i Flamur Nokës:

Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni, por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.”

Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij. #Shqipërianërrezik