TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar (SPAK) ditën e sotme.
Mësohet se Memolla po merret në pyetje në lidhje me disa emërime të bëra në Bashkinë e Rrogozhinës. Dyshohet se ai ka bërë disa punësime fiktive, më konkretisht, kishte punësuar njerëz që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Kjo gjë që kanë rënë në sy autoriteteve, ndaj sot është thirrur për të dhënë sqarime. Memolla është akuzuar edhe për shit-blerje votash nga Partia Demokratike.
Edison Memolla ishte emri i propozuar nga socialistët pas vdekjes së ish-kryetarit Haxhi Memolla që ishte dhe babai i tij.