AKTUALITET, 27 Prill 2023, 12:13

Meta ndan momente nga dhurimi i gjakut në Berat: Do të jetë iniciativë e përhershme e bashkisë së drejtuar nga Zija Ismaili

Meta ndan momente nga dhurimi i gjakut në Berat: Do të jetë
Ilir Meta dhe Zija Ismaili

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndau me ndjekësit momente të dhurimit të gjakut nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Beratit, kryesuar nga kandidati Ismaili, dhe u shpreh se pas 14 Majit, me Dr.Zija Ismailin si kryebashkiak, dhurimi i gjakut do të jetë një iniciativë e përhershme nga Bashkia e Beratit.

"Dhurimi i gjakut është një iniciativë që gjithmonë e kam përzemër.

Shpreh vlerësimet e mia më të mira për Dr.Zija Ismaili që së bashku me një grup të rinjsh dhe të rejash janë organizuar sot për të dhuruar gjak në qytetin e Beratit.

Jam besimplotë se pas 14 Majit, me Dr.Zija Ismailin si kryebashkiak, dhurimi i gjakut do të jetë një iniciativë e përhershme nga Bashkia e Beratit"-shkruan Meta.