TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca në GJKKO për vlerësimin e masave të sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës ka nisur me vonesë.
Shkak, siç pohojnë burime pranë GJKKO, është bërë një nga të dyshuarit i cili nuk ka qenë në seancë. Sipas pohimit që ka bërë vetë avokati, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, i dyshuari, zyrtar i Bujqësorit, ndodhej në takim me kryeministrin Edi Rama, në Kryesinë e Kuvendit, ku u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar socialist.
Rama dhe deputetët dëgjuan fjalën e rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku i cili sqaroi akuzat e SPAK për tenderat ku Prokuroria e Posaçme ka gjetur shkelje.
Një ditë më parë, pasi SPAK njoftoi masat për drejtuesit e Universitetit, Rama ftoi rektorin e Bujqësorit për t’u dëgjuar para grupit parlamentar të PS.
Ndërkohë, pas rinisjes së seancës në GJKKO, avokatët e të dyshuarve kanë kërkuar më tepër kohë për t’u njohur me dosjen dhe akuzat e SPAK.
24 masat e SPAK për pedagogët dhe drejtuesit e Bujqësorit
1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,
1) Agim Sefa,
2) Arjan Buliqi,
3) Serafin Skënderi,
4) Ilir Kusi,
5) Dritan Laçi,
6) Azem Parllaku,
7) Artur Koleci,
8) Radion Dhromi, i
9) Blenard Spaho,
10) Tedi Proda,
1. Enkeleida Sallaku,
2. Klara Jahollari,
3. Ilir Kapaj,
4. Erjola Kopali,
5. Klea Lekocaj
6. Romina Koto
7. Bejo Bizhga,
8. Etleva Shore,
9. Rezearta Dervishi