TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak më parë në selinë e PD ka mbërritur deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit u mor vendimi nga Gjykata e Apelit ditën e djeshme, për dënimin me një vit burg.
Një ditë pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, deputeti i PD ka mbërritur herët sot në selinë blu, ku është takuar me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Në seli ndodhet edhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ndërsa sot është njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e grupit parlamentar.
Shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për të kallëzuar në SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit dha vendimin me 1 vit burg për deputetin Salianji.
Pas vendimit, reagime të shumta kanë ardhur nga opozita në mbështetje të deputetit demokrat.
U zhvillua edhe një mbledhje e grupit parlamentar dhe Kryesisë së PD, ku vendimi u konsiderua si “hapje lufte” ndaj PD, si dhe u vendos që në 6 tetor të nisin protestat.
Sipas raportimeve nga selia blu bëhet fjalë edhe për protesta të tjera në gjithë Shqipërinë, ndërsa në fillim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi bllokime të akseve rrugore, porteve e aeroporteve, por edhe jetës universitare.