AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 21:14

Dënimi me burg i Salianjit, Tela: Nuk e prisja këtë vendim, është shprehje urrejtjeje

Dënimi me burg i Salianjit, Tela: Nuk e prisja këtë vendim,

Gazetari Andi Tela, duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit për deputetin e PD-së, për 1 vit burg, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nuk e priste këtë vendim, dhe se ai është shprehje urrejtjeje ndaj deputetit të opozitës.

“Nuk e prisja këtë lloj vendim. Mund të prisja që për zotin Salianji të jepte një dënim të konvertuar me shërbim prove. Prokurori kishte kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, por kemi gjyqësorin që shfaqet i zellshëm dhe thotë jo shërbim prove, por një vit dënim me burg. E njëjta gjë edhe në Apel. Pra sikur nuk kemi vendim, por një shprehje urrejtjeje, duke thënë që jo, të shkojë atje në burg, të shkojë atje.