AKTUALITET, 26 Shtator 2024, 23:18

Malltezi: Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndryshoi Edi Rama në 12 maj 2006, jo Sali Berisha

Malltezi: Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndryshoi Edi Rama në

Argita Malltezi e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se destinacioni i klubit Partizani u ndryshua nga Edi Rama  në 12 maj 2006 dhe jo nga Berisha siç pretendon SPAK. 

Pjesë nga biseda

Argita Malltezi: A e ka ndryshuar ligjin për sportin? Nuk ka patur asnjë efekt ligji për sportin në privatizim, sepse kishte filluar në vitin 2005. E llogaritin nga Aanstas Angjeli, apo Fatmir Mediu. Ka një shkresë të Ylli Pangos për këtë ligjin.

Andi Tela: Një pyetje për këtë ligjin. Ky ligj është ndryshuar në vitin 2008. Ka patur një grup ligjesh që janë futur në parlament në korrik, mes tyre edhe ky nga mesnata. Ky ndryshim ligjor i propozuar nga Ylli Pango, parashikonte që për disa sportistë të kishte shpërblime dhe kishte disa nene. Një nga pikat ishte edhe kjo e ligjit për sportin që thoshte: Ambientet sportive, terrenet, mund të privatizohen nga pronarët, ose nëse nuk ka pronarë mund të merren nga një kompani tjetër me koncesion, me pamundësinë e ndryshimit të destinacionit. Kjo është pikëpyetja që ngrihet nga SPAK-u që ky ndryshim ligjor u ka dhënë mundësinë pronarëve që ta privartizojnë dhe të mos e lënë më klub sportiv.

Argita Malltezi: Është pak më ndryshe fabula. Ligji i sporteve në 2005 parashikonte që terrenet sportive privatizohen nga ish-pronarët, ose jepet me koncesion. Në 2007 futet një ndryshim ligjor që thotë: Terrenet sportive jepen me koncesion. Në 2008 ndodh ky ndryshim që thatë ju. Pra kthehet formulimi te ligji i 2005. Nuk është e vërtetë që është bërë natën kjo punë. Çfarë ndodhi në 2007? Zbatimi i atij ligji ishte i pamundur, sepse ligji i vitit 2004 pengonte çdo lloj kontrate publike, tjetërsimin mbi këtë pronë, përveçse duke iu kthyer pronarit. Pra provuan ta zbatojnë, por nuk e zbatonin dot.

Andi Tela: Sa pronarë të tjerë përfituan terrene siç ndodhi me klubin Partizani?

Argita Malltezi: 1000-1500.

Andi Tela: Klube sportive dhe terrene?

Argita Malltezi: Në dijeninë time po. Tani edhe fusha, se kjo ka qenë e madhe, por ka patur të tjera më të vogla. Për 6 muaj u dhanë 200 vendime. Për 6 vjet që ka vepruar AKKP ka dhënë 54 mijë vendime për 510 mijë pronarë dhe 1 miliardë e 700 mijë metra tokë.

Andi Tela: Ato janë shifra që kanë përfituar pronarët, kanë përfituar letra me vlerë, por e vetmja pikë e errët është ky ndryshimi në ligjin për sportet. Kjo i ka dhënë mundësi ndryshimin e destinacionit.

Argita Malltezi: SPAK e ka shkruar edhe këtu në dosje se destinacionin e ndryshoi Sali Berisha. Çfarë ka ndodhur? Në 12 maj 2006 e ka bërë ekskluzivisht Edi Rama. E ka bërë në dy faza. Në 12 maj 2006, krejt papritur, pa kërkesë të pronarëve, të ndërtuesve, të një institucioni publik dhe ndryshon destinacionin e 0.7 hektarëve tokë të një prone që kishte dalë nga destinacioni, por e ndryshoi. Edi Rama këtë vendim të KKT-së e fut në mbledhjen e KRT-së për tre javë dhe e kalon. SPAK thotë se ndryshimin  e destinacionit e ka bërë Sali Berisha si kryetar i KRT-së, sepse thotë se KRT ka qenë e dominuar nga anëtarët e maxhorancës. KRT-ja kishte përbërjen e ligjit të vitit 1998 dhe për të shkuar çështja në KRT duhet ta çojë këshilli teknik i bashkisë.