AKTUALITET, 12 Shtator 2023, 09:58

"Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit", Rama: Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamzë me Rinasin

"Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit", Rama:

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë-Krujë–Kamzë me Rinasin. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga ky aks i ri rrugor.

“Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza” Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit”, shkruan Rama.

Vitin e kaluar u hap edhe rruga e re alternative, që lidh kthesën e Kasharit me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, për t’iu përgjigjur shifrave në rritje të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit.

Në fund të gushtit, numri i pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” shënoi shifrën e 4 milionë pasagjerëve, ndërsa vendi përjetoi sezonin më të mirë turistik.