TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga ngjarja e rëndë ku u vra një i ri në qytetin e Vlorës, Policia ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të krimit.
Pavarësisht se ditën e djeshme është bërë e mundur të sigurohen edhe dëshmi okulare nga vendi i ngjarjes, pasi atentatorët kanë patur kohë jo vetëm ta gjurmojnë shënjestrën e tyre por madje edhe ta qëllojnë në dy vende, policia nuk ka mundur as të fiksojë një pistë konkrete ku do të punojë për zbardhjen e krimit të rëndë që tronditi Vlorën. Prej momentit të vrasjes e deri mbrëmjen e djeshme, policia dhe prokuroria kanë gërmuar vetëm në të shkuarën e largët të viktimës, pasi dëshmitë e të afërmeve dhe të miqve të viktimës nuk kanë treguar ndonjë konflikt të kohëve të fundit të viktimës Leartiad Kekaj.
Grupi i policisë që po merret me ngjarjen është kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe ka shquar se një plumb nisur në drejtim të Leartiad Keka, ka përshkuar derën e bibliotekës publike, “Shefqet Musaraj” në Vlorë. Në këtë vend, viktima 41 vjeç, i cili mori 6 plumba në trup, po lëvizte me motor dhe fillimisht u godit me makinë.
Kur Keka ra në rrugë, nga makina e zezë, tip Audi, e autorëve, nisën të shtënat. Disa banorë ishin aty dhe panë skenën. Ata që kuptuan se çfarë po ndodhte vrapuan të fshihen. “E goditën me makinë dhe motori u rrëzua, më pasi dikush qëlloi nga sedilja e parë, xhamin e kishte ul fare pak”, i tha një dëshmitar policisë.
Duke iu referuar gjurmëve të plumbit të pistoletës, në derën e bibliotekës, ekspertët vlerësojnë, që autorët nuk kanë dashur zhurmë, ndaj edhe e qëlluan me silenciator. Por, duke mos e përfunduar menjëherë punën, iu desh të përdorin edhe kallashnikovin, dhe të ekspozoheshin në publik pavarësisht që askush nuk ka afruar dëshmi të dobishme për identifikimin e tyre. Njeri nga dëshmitarët tregoi se Keka lëvizi 100 deri në 150 metra deri pranë Kishës Ortodokse në Vlorë, Në pamje shfaqen 3 persona të cilët vrapojnë, mund të jenë qytetarë të thjeshtë.
Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Leartiad Keka dy ditë më parë në qytetin e Vlorës. Sipas tij, viktimat ishin goditur fillimisht nga mjeti i autorëve, ndërsa më pas nga makinat dhe e qëlloi me breshëri, sipas dëshmitarit, në kokë dhe jo vetëm tre-katër plumba. “Asnjë nga ju nuk e ka dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’ po të duket në video e hedh si leckë të shkallës së furrës. Duket në video. ‘Audi’ ndaloi te finalimi, zbriti personi, një person i vetëm me ‘M5’, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri katër herë. ‘Audi’ bën mbrapa me derën e hapur për të marrë këtë gjuajtje. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba” , tha dëshmitari. Me sa duket në video, urdhri ishte që Keka të ishte i vdekur, për shkak, atentatorët janë kthyer pas me makinë dhe e kanë qëlluar dhe 4 herë të tjera në kokë, duke i marrë jetën në vend”.