AKTUALITET, 5 Maj 2026, 14:14

Begaj mirëpret miratimin e raportit të PE për Shqipërinë: Vlerësim për reformat e ndërmarra për anëtarësimin në BE

Begaj mirëpret miratimin e raportit të PE për

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur miratimin e raportit të Komisionit të Jashtëm të PE për Shqipërinë.

Ai e quan si një vlerësim për reformat e ndërmarra për anëtarësimin në BE dhe shton se Shqipëria është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane.

“Miratimi i Raportit për Shqipërinë në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian është një vlerësim për reformat e ndërrmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.