AKTUALITET, 5 Maj 2026, 15:37

I dënuar për krimin e vrasjes, kapet në arrati 43-vjeçari nga Konispoli, ja sa burg do të vuajë!

I dënuar për krimin e vrasjes, kapet në arrati 43-vjeçari

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për krimin e rëndë të vrasjes është kapur në arrati nga Policia e Sarandës.

Burime zyrtare thanë sot se K.I., nga Konispoli, ishte i dënuar nga Gjykata e Sarandës me 3 vjet dhe 4 muaj burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes psikologjike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e  Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, tha policia vendore, pa dhënë detaje të hollësishme nga dosja.

Pas veprimeve të para proceduriale, dosja i kaloi Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme të çështjes dhe izolimin në qeli të 43-vjeçarit, për vuajtjen e dënimit.