TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ka rënë në pranga në Ibiza të Spanjës. Shqiptari dyshohet se kishte udhëtuar drejt Spanjës për të kryer vrasjen e një tjetër shqiptari. Sipas mediave, ai është anëtar i një organizate kriminale që ka kryer krime të rënda dhe roli i tij ishte rekrutimi dhe instruktimi i anëtarëve të organizatës për të kryer vrasje.
Arrestimi i tij erdhi si pasojë e një informacioni të mbërritur tek autoritetet spanjolle se anëtari i një organizatë të trafikut të drogës kishte udhëtuar drejt Spanjës për të kryer vrasjen e një shqiptari.
Sipas informacionit, ai ishte lidhje direkte e financuesit dhe do transmetonte urdhërin për kryerjen e vrasjes njëkohësisht me kryerjen e pagesës. Pas hetimeve u arrit lokalizimi i tij në ishullin luksoz të Ibizas ku dhe u vu në pranga.