AKTUALITET, 18 Korrik 2024, 09:01

“Përjetime të sinqerta”, Rama nxjerr videon e turistëve në Sarandë dhe Ksamil: Po shijojnë plazhet e kristalta

“Përjetime të sinqerta”, Rama nxjerr videon e

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga bregdeti i jugut, konkretisht nga Saranda dhe Ksamili.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama ka ndarë një video ku shfaqen turistë vendas dhe të huaj, që shijojnë plazhet e kristalta.

“MIRËMËNGJES
dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.