AKTUALITET, 23 Gusht 2025, 19:41

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Berisha: Shpreh ngushëllimet familjarëve të tij! Lutem që shpirti i tij të gjejë paqen

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Berisha: Shpreh ngushëllimet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për ndarjen nga jeta të publicistit Artur Zheji.

Berisha ka shprehur ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e Zhejit duke lutur, që shpirti i tij të gjejë paqe.

"Homazh për Artur Zhejin!
Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin", shkruan Berisha.