AKTUALITET, 24 Gusht 2025, 10:29

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, pronari i lokalit qëllon klientin 58-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, pronari i lokalit

Një ngjarje kriminale është shënuar në Lushnjë ku pronari i lokalit ka qëlluar me armë zjarri një klient.

Policia njofton se përplasja ka nsiur për motive të dobta, ndërsa i plagosur ka mbetur Ramadan Mënka. Pronari i lokalit i identifikuar si Resul Gashi është shpallur në kërkim nga policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim 56 vjeçari pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin 58 vjeçarin, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit.”, njoftoi policia.