AKTUALITET, 23 Gusht 2025, 20:06

"Lamtumirë mik kohësh të tjera!", Rama mesazh ngushëllimi për Artur Zhejin: E gjetsh matanë paqen për shpirtin!

"Lamtumirë mik kohësh të tjera!", Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Për vite me radhë, Zheji ka kontribuar si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar..

Zheji ka drejuar media të shkruar dhe vizive në vend si në RTSH dhe ATSH

Ai la një gjurmë të pashlyeshme në fushën e medias, duke u bërë një zë i rëndësishëm për debatin publik në vend.