TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga takimi elektoral në Sarandë, Sali Berisha është shprehur se nga viti 2013 deri më sot, çmimet e ushqimeve janë dyfishuar, ndërsa tha se shqiptarët janë qytetarët më të vjedhur të Europës.
Berisha tha e sarandiotët po përjetojnë tiraninë e mjerimit dhe se pensionet e tyre janë qesharake.
Berisha: Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension më qesharakun, më të pamerituarin.
Miq, nuk duhet të harrojmë një gjë. Ne që jetuan diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, ishte diktaturë e luftës së klasave dhe po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit.
Sot, punëtori i ndërtimit, punëtori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension, i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm, i cili e detyroi atë t’u thotë fëmijëve, nipërve e mbesave, shkoni se kaq ka. Këtu nuk ka më për ju.
Nga 2013 gjer më sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve. Ekonomistët kanë faktuar se nëse pensioni duhej të ndiqte rritjen e çmimeve, t’u printe, duhej të ishte 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo?
Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën si asnjë qytetar tjetër në Europë.