TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij sot në një organizim në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Gjatë kësaj deklarate Berisha ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shëndetësorë në vend.
Ish-kryeministri tha se shpenzohen mbi 10 milionë për “Check up”, “ku janë brenda duart e zeza të Edi Ramës, ku është faktuar se ka zero leverdi bërja e tij”, ndërsa shtoi më tej se shuma të tilla parash, sipas tij, mund të përdoreshin për instalimin e Check up-it për identifikimin në fazat parafillestare të kancerit të gjirit.
“Sot shpenzohen mbi 10 milionë për të famshmin “Check up”, ku janë brenda duar e zeza të Edi Ramës, ku është faktuar se ka zero leverdi bërja e tij, i cili mban në regjistrin e vet qytetarë që janë ndarë nga kjo botë ose janë jashtë, vetëm për të marrë pagesat. Me këtë shumë mund të instalohej në vend sistemi i Check up-it të kësaj sëmundjeje që e ka të nevojshme dhe të kapet në fazat parafillestarë. Ky çorganizim bën që spitalet të mos bëjnë analiza, që kirurgët të mos operojnë të sëmurët, për shkak të atyre që si shushunja u pinë gjakun të sëmurëve. Sot jemi në një ditë ku duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr vëmendjen në luftën kundër këtij armiku. PD do bëj gjithçka për një organizim të veçantë për shëndetin e njerëzve, dhe për luftën kundër dy armiqve të tjerë, tiranisë dhe varfërisë”, tha Berisha.
Kujtojmë se nesër është caktuar senca gjyqësore në GJKKO për Berishën, lidhur me hetimet për dosjen "Partizani".