AKTUALITET, 23 Shkurt 2024, 17:28

Nesër devijim në aksin Kukës–Morinë, ja çfarë duhet të dinë qytetarët

Nesër devijim në aksin Kukës–Morinë, ja

Duke nisur nga e shtuna (23 shkurt 2024) e kësaj jave do të devijohet qarkullimi në aksin Kukës Morinë, pjese e Rrugës së Kombit.

Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për ‘Urën e Re’, që ka hyrë në fazën e fundit të ndërtimit.

Drejtori i Kantierit të ndërtimit Arian Hoxha sqaron se devijimi do të bëhet për 2 javë, në dy pika të segmentit Kukës-Morinë. Konkretisht, Devijimi i lëvizjes do të bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjen e Shtiqenit.

Ndërsa për lëivizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes do të bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Dirni të Zi.