AKTUALITET, 9 Nëntor 2022, 17:25

Zbulohet një shtëpi bari në zonën e Krujës, shpallen në kërkim dy persona

Zbulohet një shtëpi bari në zonën e Krujës, shpallen

Një banesë ku kultivohej kanabis është gjetur sot pasdite në fshatin Derven.

Sipas News24, kanë qenë punonjësit e OSHEE-së Krujë të cilët konstatuan ambientin i cili ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Në momentin që kanë konstatuar banesën kanë njoftuar menjëherë policinë. Si pasojë janë shpallur në kërkim shtetasit H dhe B. Xh si pronarë të kësaj banese pasi në të nuk banon njeri.

Janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bimë kanabis sativa që rritej nëpër vazo.