TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria vijon të presë turistë edhe gjatë vjeshtës. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në vend kanë hyrë rreth 9.7 milionë turistë të huaj. Vetëm gjatë muajit shtator rezulton se shifrat kanë pësuar një rritje me 4% krahasuar me një vit më parë ose në shifra 1 milion e 146 mijë turistë të huaj.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, arsyet shëndetësore por edhe vizitë tek të afërm.
Ajo që vihet re në raportin e Instat është edhe fakti se gjatë muajit shtator në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme të turistë të huaj që kanë ardhur për arsye shëndetësore apo estetike.