TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë disa foto nga misioni i trupave ushtarake shqiptare në Novo Selo të Bullgarisë.
Përmes rrjeteve sociale, ministri thekson se ushtarakët e Batalionit të Partë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontingjentit VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.
Ministri bën me dije gjithashtu se mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë angazhuar në misione në vende të ndryshme.
“Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.
Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.”, shkruan ministri.