AKTUALITET, 15 Janar 2024, 17:04

Në prag të nisjes së seancës/ Ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë hyjnë në sallë, ja kush e shoqëron Bashën

Në prag të nisjes së seancës/ Ambasadorët e

Vetëm pas pak momentesh pritet që të nisë seanca e parë parlamentare për këtë vit kalendarik.

Para nisjes së seancës kanë mbërritur edhe ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner, e po ashtu shihet duke hyrë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sa i përket deputetëve demokratë të grupit të Rithemelimit, ende nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i tyre, duke rikujtuar se seancat e fundit janë shoqëruar nga tensione ku ata kanë qenë protagonistë.