AKTUALITET, 15 Janar 2024, 16:52

Mblidhet Këshilli i Mandateve, pritet të japë miratimin për mandatin e Plarent Ndrecës

Mblidhet Këshilli i Mandateve, pritet të japë miratimin për

Këshilli i Mandateve është mbledhur ditën e sotme për të miratuar marrjen e mandatit të deputetit nga Plarent Ndreca.

Mbledhja e Këshillit, vjen pas vendimit të KQZ që i dha mandatin e Ahmetajt, të cilin ish-zv. Kryeministri e humbi pas mungesës 6-mujorë në Parlament.

Plarent Ndreca pasi të marrë miratimin nga Këshilli i Mandateve, pritet që të marrë pjesë në seancën plenare që do mbahet në orën 17:00.