AKTUALITET, 15 Janar 2024, 13:10

Sot nis sesioni i ri parlamentar, në seancë do të jetë edhe presidenti Begaj. Ja çfarë pritet të ndodhë

Sot nis sesioni i ri parlamentar, në seancë do të jetë edhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të jetë i pranishëm në nisje të sesionit të ri parlamentar. Burime zyrtare pranë Presidencës konfirmuan një lajm të tillë, ku ndër të tjera është parashikuar që Begaj të mbaj edhe një fjalim.

Por kjo vizitë e Presidentit (ka tagër për të mbajtur fjalim në fillim të sesionit parlamentar) vjen në një kohë kur opozita ka nisur aksionin për bllokimin e jetës parlamentare, si pasoje e mosngritjes së Komisioneve Hetimore parlamentare dhe mosndryshimin e anëtarëve të Komisionit te Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Do të mbetet për t’u parë se cila do të jetë sjellja e opozitës ndaj Presidentit, nëse do e lejojë të mbajë fjalimin apo jo?

Ndërkohë nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi i ka çuar një letër Bajram Begajt për të kthyer në Kuvend ligjin për komisionet hetimore parlamentare, propozuar dhe miratuar me votën e socialistëve.