TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili tentoi të udhëtonte drejt Italisë.
Shtetasi Mergim Bruti, banues në Itali, u ndalua në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, e cila kishte paralajmëruar për lëvizjen e tij.
Autoritetet zvicerane kishin lëshuar urdhër-ndalimi për të, pasi Gjykata e Luzernit me vendimin e datës 08.01.2025 e ka dënuar me 27 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi:
Port, Durrës
Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.