TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Pas më shumë se 2 orëve marrje në pyetje, Anila Denaj dha shumë pak detaje për mediat.
“Nuk është aseti për të dhënë më shumë detaje. U mora në pyetje si person në dijeni,”-tha ajo shkurtimisht para gazetarëve, duke konfirmuar se u thirr në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Kjo sepse ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në kohën që ajo mbante postin e drejtoreshës, Denaj nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit, e madje ka bërë edhe ankesa.
Po ashtu, përveç Denajt, edhe Ilir Beqaj është thirrur në SPAK pas denoncimit të Shqërisë Civile në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për 2 koncensione në shëndetësi atë të sterilizimit dhe të check-up.
Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.
Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë.
Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.