AKTUALITET, 21 Gusht 2024, 12:52

“Në 24 orë, gjashtë vrasje”, Balliu: Sikur policia të merrej me krimin dhe jo me protestuesit, mbase këto ngjarje nuk do të ndodhnin

“Në 24 orë, gjashtë vrasje”, Balliu: Sikur policia

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu thotë se në 24 orë kanë ndodhur gjashtë vrasje. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se policia nuk merret me krimin, por me protestuesit që kërkojnë të drejtat e tyre.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim- thotë Balliu- të rikthejmë shtetin ligjor ku policia mbron qytetarin dhe sulmon krimin.

Postimi:

Në vetëm 24 orë kanë ndodhur 6-të vrasje, sikur policia të merrej me krimin dhe jo me protestuesit, që luftojnë për të drejtat e tyre, mbase këto ngjarje nuk do të ndodhnin.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim, të rikthejmë shtetin ligjor ku policia mbron qytetarin dhe sulmon krimin.