AKTUALITET, 21 Gusht 2024, 10:20

Përplaset për vdekje 63-vjeçari në rrugën e “Plepave”, shoferi largohet nga vendngjarja

Përplaset për vdekje 63-vjeçari në rrugën e

Një 63-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një automjet në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende dhe se po vijon hetimet për kapjen e tij.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:50.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.