AKTUALITET, 16 Janar 2024, 19:32

Sherr mes të miturish në Tiranë, përfundojnë në polici

Sherr mes të miturish në Tiranë, përfundojnë në

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me grushte mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Durrësit”, në kryeqytet. Mësohet se dy shtetas të moshës 16 vjeç janë konfliktuar me grushte me dy bashkëmoshatarë të tyre.

Policia sqaron se palët e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre.

Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.