TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, në një reagim publik mirëpret fillimin e punës për Reformën Zgjodhe.
Ajo ka zhvilluar një takim ditën e sotme me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, teksa deklaron se do të vazhdojnë takimet gjithëpërfshirëse për këtë Reformë.
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, shprehet ajo.