TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Oerd Bylykbashi ka folur për gjyqin e Partisë Demokratike për "vulën", një ditë përpara zhvillimit të seancës në Gjykatën e Apelit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bylykbashi tha se ka përpjekje për të ndaluar Partinë Demokratike që të hyjë në zgjedhje.
Pjesë nga biseda:
Oerd Bylykbashi: Pas kësaj, po ta vini re, ka përpjekje për të folur që PD nuk do të hyjë në zgjedhje dhe do të bojkotojë zgjedhjet. Kjo nuk ndodh. Ne do të hyjmë në zgjedhje.
Ylli Rakipi: Si do të hyni?
Oerd Bylykbashi: Pushteti i Ramës do të refuzojë hyrjen e Partisë Demokratike. Të mos hysh në zgjedhje dhe të refuzohesh janë gjëra të ndryshme. Kjo nuk ka ndodhur në 32 vjet.
Ylli Rakipi: Pra ju nuk ikni vetë si Luli, por nuk ju lë Rama. Ju në votime nëse nuk ju lejojnë të regjistroheni si PD, nuk do të hyni?
Oerd Bylykbashi: Nuk hyjmë dot.
Enton Abilekaj: Vendimi mund të jetë kthim për rishqyrtim. Pas këtij vendimi, rishfaqet Basha dhe lëshon firmat. PD do të çojë emrat e veta dhe KQZ do të jetë mes zgjedhjes kë të regjistrojë. Edhe nëse Celibashi, pranon PD-në, ata do ta çojnë në KAS, ku kontrollin e ka Rama. Pra, edhe sikur, PD nuk regjistrohet.