AKTUALITET, 2 Mars 2023, 21:33

Abilekaj: Rama e trajtoi Amerikën në Kuvend si xhandari ndërkombëtar i botës, opozita e toleroi duke e lejuar të bënte disa shashka

Abilekaj: Rama e trajtoi Amerikën në Kuvend si xhandari

Analisti Enton Abilekaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se, duke folur për aferën “McGonigal”, kryeministri Rama përdori sot në Kuvendin e Shqipërisë të gjitha akuzat antiamerikane se Amerika blen dhe kontrollon gjithçka. Duke iu drejtuar deputetit dhe nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi, Abilekaj tha se opozita e toleroi sot Ramën, i cili jo vetëm nuk dha llogari, por e vuri atë përpara përgjegjësisë.

“Edi Rama e ka detyrim kushtetues raportimin në parlament. Ai iu shmang edhe sot. Ai ishte i detyruar që të përgjigjej pikë për pikë, sepse, siç thashë, e ka detyrim kushtetues, dhe ai e shkeli.

E vetmja alibi që përdori Rama, përveçse lexoi në anglisht, ishte që Amerika blen gjithçka. Pra ai përdori të gjitha akuzat antiamerikane, që ajo blen gjithçka, kontrollon gjithçka, pra këtë s’mund ta bëjë këtë Agron Neza, Dorian Duçka dhe një kryeministër nga Surreli. Këtë s’mund ta thotë kryeministri i Shqipërisë për aleatin tonë, që trajtohet si dikur si xhandari ndërkombëtar i botës.

Kemi një tolerim të madh nga opozita që e lejoi Ramën të bënte disa shashka, ai duhet të jepte llogari dhe jo të vinte opozitën përpara përgjegjësisë”-tha Abilekaj.