TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Rama dhe Berisha u bënë bashkë për të vrarë politikisht Bashën. Sipas tij, Rama pagoi para te McGonigal për të ngritur akuza për paratë ruse, ndërsa Berisha, jo vetëm ngriti komision hetimor në PD për lobimin rus, por edhe tha se Basha ishte shitur te Rama.
“Berisha ka gënjyer, ka bashkuar zërin me Ramën për të akuzuar Bashën për para ruse. Kjo tregon se si Rama si Berisha kanë armik të përbashkët Bashën.
Ajo që ka bërë Rama është për ta vrarë politikisht Bashën. Ka paguar para te McGonigal për të ekzekutuar Bashën, sepse ai ishte personi që akuzohej në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por edhe nga Sali Berisha që ka hapur edhe komision hetimor për paratë ruse. Berisha jo vetëm e ka akuzuar për paratë ruse, por ka thënë se ai është shitur te Rama”-tha Mërtiri.