TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për mocionin me debat që u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë, për çështjen "McGonigal".
Sipas analistit, Rama nuk na tregoi sot në Parlament, se marrëdhënia e tij me Charles McGonigal, ish agjentin e FBI, është hetuar deri në detajet më të imëta, ndërsa performancën e kryeministrit e konsideroi thjesht një "show".
"Ajo që Rama nuk tha, një fakt i thjeshtë, që marrëdhënia McGonigal-Rama është hetuar nga prokurorët deri në detaje të imëta.
McGonigal po dënohet që nuk ka deklaruar kë ka takuar në Shqipëri. Ka treguar që punon për FBI kur e ka të ndaluar. Akuzohet se ka hapur një hetim, dhe ka përdorur shokun e tij që i kishte marrë para, si informator sekret.
McGonigal, për të gjithë këto gjëra, janë shtatë akuza, katër e kanë nga gjashtë vite dënimin, dy e kanë nga njëzetë vjet. Ai po të dënohet me të gjitha, dënohet deri në dyzetë vjet burg.
Madje, ka dy deklarata të rënda këto ditë. Drejtori i FBI ka thënë, çdo njeri që korrupton punonjësit e inteligjencës amerikane, rrezikon sigurinë kombëtare.
Ke atë të FBI, që ka thënë, i marrim seriozisht këto akuza dhe nuk do të formulonim kurrë akuza po të mos ishim të sigurtë.
Ky hetim ka tre vjet, prandaj ai ndërpreu edhe aktivitetin në Shqipëri, sepse do ta kishte vazhduar. Në nëntor 2021 atij ju sekuestruan të gjithë mjetet elektronike. Janë hetuar edhe marrëdhëniet McGonigal me çdo person nga qeveria shqiptare.
Ky muhabet ka marrë fund. Akuzohet nga të gjithë mediat amerikane, që ka favorizuar Ramën për të luftuar kundërshtarin politik", deklaroi Sejamini.