TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një episod ka ndodhur në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, nga kafazi i xhamtë, Fredi Beleri u bëri me shenjë familjarëve të tyre ku kërkonte syzet pasi nuk lexonte dot dokumentet.
Ky fakt në dukje banal, shërbeu si shkak që një prej punonjësve të policisë ta pyeste se ku i kishte çuar syzet, ndërsa Beleri ka deklaruar se e kishin transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Por, Fredi Beleri nuk është zyrtari i vetëm i transferuar në këtë burg. Bashkë me të janë transferuar edhe të dënuar apo arrestuar të tjerë përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako apo ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.