AKTUALITET, 19 Dhjetor 2023, 15:50

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve, çfarë ndodhi në seancë në GJKKO

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, avokatët kërkojnë përjashtimin e

Mbahet sot në GJKKO procesi ndaj Fredi Belerit. Seanca e parë ishte shtyre me qellim që i pandehuri Pandeli Kokaveshi të jepte pëlqimin për të dhënë dëshmi në seancë.

Policia referonte se nuk e kishte gjetur, ndërsa avokati solli një deklaratë sipas së cilës ai ndodhet në Greqi për arsye shëndetësore.

Ai kishe bërë një deklaratë para autoriteteve greke, para të cilave theksonte se nuk jep pëlqimin për të dëshmuar. Sakaq, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve Erjon Cela dhe Irena Gjoka për njëanshmëri.