TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se vendimi i Parlamentit, mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të tij të deputetit, merret mbi një vendim të paligjshëm.
“Vendimi i Parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Nuk mund të pranoj të ligjshëm, një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta zbatojë vendimin, ish-kryeministri u shpreh se do ta konsultojë me avokatët e tij.
“Tjetër problem do të këshillohem me avokatët. E denoncoj sepse është i paligjshëm, pa shqyrtuar asnjë dosje.
Avokatët i dëgjoj, me votimin e Parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesit. Në këshillim me avokatët do të marr vendimet që duhet”, tha ai.