AKTUALITET, 10 Korrik 2025, 18:32

Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës

Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Ulsi Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Prokuroren Elsa Gjeli, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Kujtojmë se ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për pastrimin e hapësirave publike.

Ka qenë vetë kryeministri ai që ka shenjëstruar Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për ndërtimet pa leje në Theth.

Prej ditësh në Theth policia dhe IKMT kanë nisur shembjen e objekteve pa leje. Ky aksion ka shkaktuar reagime të shumta, me banorët e Thethit që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.