TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi në foto është Martin Dulaj, 25-vjeçari i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën edhe dy të tjerë.
Ai po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, ndërsa kjo e fundit shpëtoi nga aksidenti tragjik.
Automjeti ku po udhëtonte çifti u përplas me mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë e tjerë, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.