AKTUALITET, 1 Janar 2026, 14:06

“Do të të ble shtëpi”/ I zhvati nëpërmjet mashtrimit shuma parash një gruaje dhe e kanosi, e pëson i riu në kryeqytet!

“Do të të ble shtëpi”/ I zhvati nëpërmjet

Mashtroi një grua se do i blinte shtëpi duke i përvetësuar paratë, merret nën procedim 36-vjeçari i dyshuar.

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas denoncimit që ka depozituar një 39-vjeçare për mashtrim, nisi hetimet ndaj të riut me inicialet B.P.

“Ai dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, do t’i blinte një apartament dhe i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje”, tha policia.

Kur gruaja i ka kërkuar kthimin e parave, 36-vjeçari e ka kërcënuar dhe kanosur me jetë. Hetimet janë aktive dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.