AKTUALITET, 23 Maj 2026, 16:29

Ndarja nga jeta e aktorit Birçe Hasko, reagon Begaj: Arti shqiptar humbi një nga figurat më të spikatura

Ndarja nga jeta e aktorit Birçe Hasko, reagon Begaj: Arti shqiptar humbi

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Birçe Hasko.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Begaj shprehet se bota e artit humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj.

"Bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj.

Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë brezash aktorësh.

Lamtumirë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko.", shkruan Begaj.