TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Bardhi thotë se Erion Veliaj dhe Belinda Balluku kanë aq shumë armiqësi, sa duan të vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë!
Këtë skenar thriller, Bardhi e ka deklaruar në Parlamentin e Shqipërisë.
Debati në Parlament:
Toni Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Mund të jem edhe më i madhi i të gjithë mëkatarëve, ndaj besoj në zot.
Nëse ju e përdorni fjalën vjedhje siç i tha Gazi, Flamurit, apo siç i thatë njëri- tjetrit, ju them se është fyerje dhe vepër penale.
Nuk mund të bëhemi prokuror të njeri- tjetrit. Ndërsa drejtoni një gisht, tre ju janë drejtuar ju.
Niseni këtë fushatë një herë në partinë tuaj, e pasi të fitoni bëtejën me hajdutërinë brenda jush, vijojeni në pjesën tjetër të këtij Kuvendi.
Keni humbur çdo kauzë politike dhe tani kërkoni vetëm show.
Gaz Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit.
Ne si parti jemi të hapur dhe e bëjmë në publik luftën ndaj hajdutërisë, nuk jemi si Belinda Balluku dhe Veliaj që paguajnë edhe vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin.
(I drejtohet Spiropalit)
Mos e mbro Belindën se e di sa e do. Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën.
Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri- tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.